Hën. Shk 24th, 2025

Presidentja Osmani takoi në Paris zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance

Në kuadër të një vizite zyrtare në Paris, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me zëvendës presidentin amerikan, J.D. Vance.

Ky takim shënoi një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bisedimeve, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën strategjike që Kosova ka me SHBA-të, duke e cilësuar atë si themel të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të vendit.

Ky takim i rëndësishëm përforcoi angazhimin e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *