Ka përfunduar ndeshja e Albi Mall Superligës mes Malishevës dhe Ferizajit.
Malisheva, ka arritur t’i rikthehet fitores pas 4 ndeshjeve, ku mposhti Ferizajin në “Liman Gegaj” me rezultat 3-2.
Golat për Malishevën u shënuan nga Kryeziu në minutën e 3-të, Xhylani në minutën e 49-të dhe Hazrollaj në minutën e 66-të, ndërsa për Ferizajin shënoi Avdulli në minutën e 25-të dhe Sadriu në minutën e 77-të.
Me këtë fitore Malisheva, mbetet në pozitën e 3-të dhe ka gjithsej 33 pikë, tre më pak se Ballkani në pozitën e 2-të, ndërsa Ferizaji në pozitën e 8-të me 23 pikë