Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në Selinë Qendrore, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
LDK-ja përmes një postimi në Facebook tha se Abdixhiku dhe Guerot diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë për procesin zgjedhor dhe siç thuhet aty, çështjet që lidhen me numërimin dhe certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.
“Kryetari Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e përfundimit dhe certifikimit sa më shpejtë të rezultateve mbi parimet e demokracisë në plotni. Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në përpjekjet tona drejt proceseve integruese”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës