Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të kandidatëve për deputetë me 90.41 për qind të vendvotimeve të numëruara.
Në zgjedhedhjet e 9 shkurtit në listë për deputet ishin edhe kryetart e komunave.
Më i votuari në nivel vendi është kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, ai ka marrë gjithsej 150 mijë e 294 vota.
Në garë për deputet ishin edhe Gazmend Muhaxheri kryetar i Komunës së Pejës ku në nivel vendi ai ka marrë 15 mijë e 300 vota.
Po ashtu në LDK në listën e deputetëve ishte edhe Imri Ahmeti kryetar i Lipjanit me 18 mijë e 397 vota.
Sokol Haliti nga Komuna e Vitisë i ka marrë gjithsej 12 mijë e 889 vota.
Xhafer Gashi kryetar i Komunës së Obiliqit 11 mijë e 290 vota.
Edhe në listën për deputet të koalicionit AAK-Nisma ishin kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili në nivel vendi ka marrë 9 mijë e 757.
Bali Muharremaj kryetar i Komunës së Suharekës i ka marrë 5 mijë e 805 vota.
Edhe kryetari i Komunës së Suharekës Smajl Latifi ka marrë 6 mijë e 111 vota.
Po ashtu edhe Bashkim Ramosaj kryetar i Komunës së Deçanit ka marrë gjithsej 7 mijë e 792 vota