Pre. Mar 14th, 2025

Kurti takon diplomaten amerikane, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes komunikatës për media bëhet e ditur se Kurti dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

“Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet më tej në komunikatë.

Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *