Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, po kërkon me ngulm dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi. Ky i fundit, sot ka marr vendim për pezullimin e marrëveshjes për tiketa ngjitëse (5 euro) për vetura të qytetarëve të Kosovës.
“Dorëheqje zotni”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook,
Durmishi në arsyetimin e tij për pezullimin e marrëveshjes, ka thënë se ai ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra-tjetrën.
“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmonizuar me zyrat ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë” ka thënë Durmishi.