Mër. Mar 19th, 2025

KQZ-ja refuzon rinumërimin e votave me postë e që u shpallën të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar rekomandimin e Sekretariatit për rinumërim të votave me postë, e që u shpallën të pavlefshme.

Pas vendimit, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, u ankua duke thënë se “rasti përbën çështje penale”. Pas kësaj pati përplasje me anëtarë të tjerë të KQZ-së.

Rekomandimi i Sekretariatit ishte që të hapeshin 177 vendvotime për vlerësim të votave të pavlefshme, bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në këto vendvotime ishin 1631 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *