Pre. Mar 14th, 2025

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në orën 15:00 ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjendeshin në 177 kuti votimi.

Këtë e ka konfirmuar për EO-në zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Rinumërimi kishte filluar sot në orën 12:00 dhe është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *