KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit.
Skuadra nga Gjakova e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen, shkruan Indeksonline
Vëllaznimi në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës deri tani ka grumbulluar 32 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë, por që është ende në garë për t’u futur në Superligë.