Policia e Fierit ka arrestuar një 63-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një shtetase 14-vjeçare.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin HP, 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një shtetase 14-vjeçare”, njofton Policia.
Është arrestuar edhe një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka publikuar foto të ish-partneres së tij në rrjetet sociale, me mbishkrime fyese.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit AP, 40 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të ish-partneres së tij, me mbishkrime fyese.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal ndaj një 35-vjeçari që ka goditur një të moshuar, raporton A2CNN.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit DP, 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Libofshë-Fier”, mjeti që drejtohej nga ky shtetas është përplasur me motorin që drejtohej nga shtetasi BB, 80 vjeç, Retovë- 80 vjeç, i plagosur në moshën 80 vjeç. përplaset dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme