Dy gjyqtarë federalë kanë urdhëruar administratën e presidentit Amerikan Donald Trump që të rikthejë mijëra punonjës të shkarkuar nga puna në mënyrë masive nga Agjencia për Eficencë të Qeverisë që drejtohet nga njeriu më I pasur I botës Elon Musk.
Vendimi vjen pasi u gjetën shkelje ligjore në mënyrën se si u realizuan pushimet nga puna . Në San Francisko, gjyqtari William Alsup konstatoi se shkarkimet u udhëhoqën nga një zyrtar qe nuk kishte autoritetet ligjor per kete ceshtje . Në Baltimore, gjyqtari James Bredar deklaroi se punonjesve nuk iu ishte dhene njoftimi I detyrueshem paraprak prej 60 ditesh.
Me shumë se 24 mijë punonjës që ishin në periudhën e proves bazuar në kontratën e tyre janë pushuar nga puna nga administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump. Administrata e republikanit argumenton se shkurtimet masive nga puna u bazuan në performancën e punonjëvse dhe jo në atë që është konsideruar se lidhet me shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë.
Megjithatë Gjyqatari I San Franciskos kritikoi qeverinë Trump duke thënë se disa prej punonjësve kishin vlerësime të shkëlqyera përpara se të largoheshin nga detyra. Vendimi I dy gjykatave prer punonjësit e shkarkuar nga Departamenti i Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Thesarit. Administrata Trump ka apeluar menjëherë vendimin, duke e cilësuar si ndërhyrje në të drejtën e presidentit për të punësuar dhe shkarkuar stafin shteteror nga puna.
Një koalicion sindikatash dhe organizatash paditi qeverinë, duke e akuzuar për shkelje të rregullave të shërbimit civil. Shtetet që ngritën padi pretendojnë se shkarkimet po ndikojnë negativisht në administratat e tyre lokale. Gjykata ka urdhëruar qeverinë të raportojë për çdo punonjës të prekur dhe të ndalojë përkohësisht shkarkimet e mëtejshme.