Pre. Mar 14th, 2025

Mustafa i LDK-së: Nuk jemi takuar me asnjë parti për formimin e qeverisë, po presim VV-në

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka mohuar se kjo parti ka komunikuar dhe është takuar me partitë e tjera opozitare lidhur me mundësinë e formimit të qeverisë nga opozita.

Mustafa, tha se LDK-ja po e pret certifikimin e rezultateve dhe rrjedhimisht Lëvizjen Vetëvendosje të cilës i takon formimi i qeverisë si partia e parë e zgjedhjeve.

“S’kemi pasur asnjë takim me asnjë parti politike. Konform interpretimit të Gjykatës Kushtetuese i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje që të nis procesin demokratike fillimisht për konstituimin e Kuvendit e më pas qeverinë prandaj LDK-ja për këtë arsye nuk ka komunikuar dhe nuk e sheh të arsyeshme të komunikoj me asnjë parti politike rreth formimit të qeverisë së ardhshme pa filluar ky proces demokratik e kushtetues. Sipas vlerësimit të gjykatës i takon VV-së që të filloj këtë proces”, tha Mustafa për RTV21.

I pyetur nëse LDK-ja e sheh si të mundshme një qeveri të opozitës, Mustafa nuk dha ndonjë përgjigje konkrete por shtoi se, dy kushtet e LDK-së për bashkëpunim me opozitën janë që vendi të ketë një qeveri afatagjate dhe që e njëjta të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Këtë pyetje duhet t’ia parashtroni partisë së parë… ne presim që sipas vendimit të Gjykatës partia Koalicioni i parë e ka përgjegjësinë detyrën të drejtën të nis procedurat e para prandaj o presim VV-në. Është qëndrim i LDK-së që qeveria e ardhshme do të duhej të ishte një qeveri afatgjate, stabile e jo qeveri për disa muaj. Ky insistimi ynë që LDK-ja të udhëheq qeverinë e ardhshme është po them kushtimisht dy kushte e para që të kemi një qeveri afatgjate me një mandat të katër vjeçar dhe e dyta që atë qeveri ta udhëheq LDK-ja jo për ndonjë arsye tjetër por vlerësojmë se kemi programin më të mirë qeverisës. Nuk shohim hapësirë për bashkëpunim me VV-në në këto rrethana ekzistuese”, tha Mustafa.

Ahmet Isufi nga AAK-ja mbrëmë në një intervistë për një medium ka thënë se ka takime të opozitës për formimin e qeverisë së re, por sipas tij këto takime janë jozyrtare ku diskutohet për ndarjen e përgjegjësive.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *