Mër. Mar 19th, 2025

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, pas arrestimit të kryeshefit të KRU “Gjakova”

Në një aksion të Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot në Gjakovë u arrestua kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Krasniqi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit të tij Prokuroria Speciale njofton se janë kryer bastisje në objektin ku banon i dyshuari si dhe në zyrën e tij në KRU “Gjakova”.

Gjatë bastisjes raportohet të jetë konfiskuar një laptop, një telefon, mbi 22 mijë euro para dhe gjësende të tjera.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë.

Poashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:

-Një (1) Lap-Top

-Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22,

-Para 22.205,00 Euro,

-Barka Ranier Wit,

-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *