Die. Nën 24th, 2024

Zyrtari i VV-së: Të ndalohet menjëherë projekti i rrezikshëm, Merdar-Podujevë-Prishtinë!

Ish-drejtori i Inspektoratit dhe zyrtari i LVV-së në Podujevë, Ajet Potera ka kundërshtuar punimet në magjistralen Merdar-Podujevë-Prishtinë.

Sipas tij, duhet që mos të vazhdojë asnjë metër më tutje.

“… ky projekt i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët e këtij vendi! Përderisa të mos riprojektohet e të riparohen pjesët – segmentet e gjysmë punuara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të ndërpritet menjëherë vazhdimi i projektit të dështuar të rrugës magjistrale Merdar – Podujevë – Prishtinë. Projekt ky që ka filluar qe shumë vite dhe nuk e ka asnjë kilometër të përfunduar!

Të mos vazhdojë asnjë metër më tutje ky projekt i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët e këtij vendi! Përderisa të mos riprojektohet e të riparohen pjesët – segmentet e gjysmë punuara!

Të rregullohen trotuaret, ndriçimi, sinjalistika, mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse në dalje dhe kyçje. Të rregullohen urat me katër korsi, ato të vjetrat janë vetëm me dy korsi. Të rregullohen stacionet e autobusëve sepse rruga kalon nëpërmes fshatrave ku në afërsi të rrugës ka edhe shkolla e veprimtari të ndryshme afariste.

Askund tjetër në Kosovë nuk ka rrugë që është më e lehtë për tu punuar, krejtësisht tokë e rrafshët, rrugë e gjërë pa pengesa! Por doli sikur të ishte në kodrat më të larta të vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *