Sonte zhvillohen ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Superkompjuteri i “Opta”-s ka zbuluar se cila nga tetë skuadrat e mbetura ka më shumë gjasa të shkojë deri në fund, pasi favoritët Liverpool u eliminuan në raundin e fundit.
“Reds” kishin përfunduar si kampionë në 23.9 për qind të simulimeve të “Opta” të Ligës së Kampionëve, por dalja e tyre ka lënë një vend bosh në krye të renditjes së parashikuar.
Ky boshllëk tani është mbushur, me gjigantët katalanas Barcelona që tani konsiderohet skuadra më e mundshme për të fituar kompeticionin, duke shkuar deri në 23.1 për qind të simulimeve.
E dyta në këtë listë është skuadra e PSG-së, me 19.3% të shancave për ta fituar këtë garë, në vend të tretë është Arsenali me 15.6%, e ndjekur nga Interi me 13.8% në vend të katërt.
Real Madridi, i cili është edhe kampioni në fuqi i Evropës, është renditur në vendin e pestë të këtyre parashikimeve me 12.2%.
Ndërsa në vend të fundit është nënkampioni i Evropës, Borussia Dortmund e cila renditet me 1.5% të shancave.
Ndeshjet e çerekfinales priten të fillojnë sonte me ndeshjet Arsenal-Real Madrid dhe Bayern-Inter, ndërsa nesër zhvillohen ndeshjet Barcelona-Dortmund dhe PSG-Aston Villa