Sht. Pri 19th, 2025

Të gatshëm për kërkimshpëtim/ Ministri Maqedonci kërkesë për furnizim me veshmbathtje për ushtarët e FSK-së

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të furnizohen me veshmbathje për kërkimshpëtim dhe alpinizëm.

Lidhur me këtë furnizim, Ministria e Mbrojtjes e cila udhëhiqet nga Ejup Maqedonci ka ndarë hiç më pak se 165 mijë euro,

“AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhë një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej furnizim me veshmbathje për kërkimshpëtim dhe alpinizëm (SUFSK 1001) për nevojat e FSK-së. Furnizimet duhet të bëhen sipas specifikimit teknik të kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qëllim të ngritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e lëndës së kontratës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *