Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili pas takimit për seancën konstituive, ka deklaruar se LDK nuk i ndryshon qëndrimet e saj për koalicion apo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj, qëndrimi i parafushatës mbetet i njëjtë edhe pas fushatës. Prandaj, sipas saj ky qëndrim është parim i tyre.
“Kur kemi thënë se nuk hyjmë në koalicion me VV-në, nuk kemi vendosur kushtëzime. Ky qëndrim është parim i yni. Ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar, por kristal i qartë”, ka thënë Kica-Xhelili pas mbledhjes me Konjufcën para gazetarëve.