Sht. Pri 19th, 2025

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës janë gati. Pasi mbërriti baza materiale, KQZ-ja do të nisë sot zarfet me fletët e votimit drejt emigrantëve mes 20-25 prillit.

“Pranë Parkut Olimpik ka nisur procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore për votuesit nga jashtë. Administrata e kqz është ndarë në prupet e punës. Në këto momente po bëjnë paketimin e zarfeve për votuesit nga jashtë. Fillimisht po verifikohen fletët e votimit dhe më pas do të vulosen nga KQZ-ja duke i dhënë fuqinë juridike dhe procesi i fundit është paketimi në zarfin e posaçëm shoqëruar me zarfin e materialeve zgjedhore dhe më pas dhënia e kompanisë postare që do ta dërgojë drejt adresës së qytetarëve që janë regjistruar nga jashtë”, raporton A2 CNN-i.

“Administrata e KQZ-së është e ndarë sipas qarqeve dhe në këtë mënyrë bëhet dhe shpërndarja e fletëve të votimit në bazë të zonës zgjedhore që janë regjistruar votuesit nga jashtë”.

Deri më 17 prill parashikohet të ketë përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit në të gjitha destinacionet ku janë regjistruar votues nga jashtë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *