Sht. Pri 19th, 2025

Rikthehet Blloku B2 i termocentralit “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim.

Sinkronizimi me rrjetin energjetik është realizuar më 10 prill rreth orës 23:39 dhe aktualisht njësia po operon në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda parametrave teknikë normalë, ka thënë KEK.

“Ky rikthim në operim është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve dhe menaxhmentit të termocentralit ‘Kosova B’, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defektit dhe vënien në funksion të njësisë. Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo pas kryerjes së provës hidraulike u evidentua nevoja për eliminimin e disa rrjedhjeve shtesë në kaldajë, çka kërkoi një fazë shtesë të ndërhyrjeve teknike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Vetëm një nga 7 blloqet e dy termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka qenë në funksion gjatë së mërkurës. Blloku B2 me kapacitet prej 250 megavatësh ka dalë jashtë operimit mëngjesin e hershëm të së mërkurës shkaku i një avarie

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *