Sht. Pri 19th, 2025

Situta në kuvend, flasin nga presidenca: S’kemi asnjë letër deri tani

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ai tha se lidhur me këtë do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, rreth asaj se si duhet të vazhdohet tutje.

“Detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”, ka deklaruar Dehari.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, tha se deri tani nuk ka asnjë letër nga kuvendi.

“Deri tani nuk ka arritur asnjë letër nga kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, deklaroi Kupina.

Ndryshe me 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime, Komisioni për verifikimin e mandateve nuk ka kaluar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sot.

Kjo seancë u bllokua me fillim në votimin e këtij raporti nga AAK, LDK e PDK të cilët votuan kundër këtij raporti

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *