Mër. Pri 16th, 2025

Lumir Abdixhiku zyrtarizon propozimet: Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami me detyra të reja në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia të cilën udhëheq, unanimisht ka vendosur për kandidatin e partisë për nënkryetar të Kuvendit, dhe emrin e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së.

Abdixhiku bën të ditur se Kujtim Shala do të propozohet nga LDK-ja për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ndërkaq Hykmete Bajrami do të jetë shefe e Grupit parlamentar, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.

Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *