Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, në një deklaratë për RTK-në, ka thënë se sot do t’i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkojë interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë.
Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48-orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.
Ndryshe dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave.