Sht. Pri 19th, 2025

Sot vijon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.

Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.

Ajo iu ka referuar praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në Rastin Nr. KO72120.

“Në të njëjtin Aktgjykim, Gjykata gjithashtu sqaron se: ‘asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, duke theksuar gjithashtu se qëllimi i Kushtetutës sonë është themelimi i shpejtë i institucioneve”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, miratimi i mundshëm i raportit të verifikimit të kuorumit dhe mandateve të 120 deputetëve të rinj të legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’i hapte rrugë betimit të tyre dhe propozimit dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve të legjislaturës së 9-të.

Pas kësaj, do të shihet nëse partia fituese e zgjedhjeve ka numrat për ta krijuar qeverinë e re të vendit, përbërja e së cilës dhe numrat ende nuk dihen

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *