Sht. Pri 19th, 2025

OBT: Tarifat e Trumpit do ta përmbysin tregtinë botërore këtë vit

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka paralajmëruar se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump do ta përmbysin tregtinë ndërkombëtare këtë vit, duke ulur rritjen ekonomike globale.

Institucioni me bazë në Gjenevë thotë se më parë kishte pritur që tregtia e mallrave të zgjerohej me 2.7% këtë vit. Mirëpo, tani si rezultat i politikës tregtare të Uashingtonit, OBT-ja parashikon një rënie prej 0.2%, raporton “The Guardian”.

Duke paraqitur parashikimet, drejtoresha e përgjithshme e OBT-së, Ngozi Ikonjo Iweala, ka thënë se ajo është veçanërisht e shqetësuar për “shkëputjen” midis SHBA-së dhe Kinës.

Ajo ka thënë se tregtia midis dy rivalëve gjeopolitikë pritej të bjerë me 81% – 91% pa përjashtime për produktet teknologjike si telefonat inteligjentë, duke thënë se kjo do të ketë “pasoja të mëdha”.

“Perspektiva për tregtinë globale është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së tarifave dhe pasigurisë së politikës tregtare,” paralajmëron OBT.

Ajo kishte parashikuar më parë rritje të PBB-së globale prej 2.8% për vitin 2025, por tani pret një rritje më të dobët prej 2.2%.

SHBA-ja ka vendosur tarifa prej 10% për të gjitha importet, me norma shumë më të larta për Kinën që arrijnë në 145%, dhe në sektorë të veçantë duke përfshirë veturat dhe çelikun.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *