Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit, të arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator 2023, transmeton IndeksOnline.
Ata akuzohen për përfshirje në sulmin ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për këtë rast, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, shumica prej të cilëve janë në arrati, përfshirë Millan Radoiçiqin që mori përgjegjësinë për sulmin.
Në seancën përgatitore të mbajtur më 9 tetor 2024, vetëm njëri nga tre të akuzuarit u deklarua i pafajshëm