Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shpallur tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi.
Sipas Ligjit për energji elektrike, furnizim i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60-ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit.