Die. Nën 24th, 2024

Lajmi i fundit: Kaos në aeroportin e Prishtinës, udhëtarët në panik, dyshohet për prishje të aeroplanit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është krijuar një gjendje kaotike.

Të gjithë pasagjerët që kishin fluturimin në ora 17:20 të linjës Prishtinë – Basel janë detyruar të zbresin nga aeroplani.

Kështu ka thënë një pasagjer në kushte anonimiteti.

Ai u shpreh se piloti iu tha se ka prishje të aeroplanit dhe kështu kanë zbritur të gjithë nga aeroplani.

“Temperatura në aeroplan derisa qendronim brenda ka qenë mbi 50 gradë celsius“, u shpreh ai.

Në faqen zyrtarë të aeroportit shihet se fluturimi është shtyrë për në ora 18:50.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *