Sht. Nën 23rd, 2024

Media kroate tregon arsyen pse u paraburgos shoferi i “autobusit të vdekjes”, dyshimet e policisë

Drejtuesi i “autobusit të vdekjes” D.L. (52-vjeçar), i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin afër Slavonski Brod, në të cilin dhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, u mor në paraburgim të martën në mëngjes pas marrjes në pyetje.

Në të njëjtën ditë, i pandehuri u dorëzua në burgun e Pozhegës, njoftoi të Mërkurën Departamenti i Policisë.

Policia ka njoftuar se është përcaktuar poashtu identiteti i të dhjetë personave të vdekur.

Siç raporton media kroate “jutarnji.hr”, shoferi u dënua me një muaj paraburgim për shkak të rrezikut që ai mund të largohej nga Kroacia, përcjell Bota sot.

Në një deklaratë paraprake u tha që shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin. Gjatë marrjes në pyetje, ai u mbrojt me heshtje dhe avokati i tij Igor Cišper, tha se klienti i tij kurrë nuk i tha askujt se ai kishte fjetur pas timonit.

Deri më tani, pesë dëshmitarë nga autobusi janë marrë në pyetje dhe shoferi do të mbrohet jo vetëm nga Cisper, por edhe nga Ljubo Pavasovic Viskovic.

Policia dyshon se shoferi ka kryer një aksident komunikacioni, sepse ai nuk lëvizte në korsi, dhe autobusi goditi sipërfaqen e barit, pas së cilës u përmbys. Krimi dënohet deri në 15 vjet burg.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *