Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit aksin rrugor Malishevë- Arllat përkatësisht në fshatin Terpezë.
Në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj,
“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat dhe Emergjenca mjekësorë. Sipas mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka thënë Gjurkaj për