Sht. Nën 23rd, 2024

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID

Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyn në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.” Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit në Evropë.

Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD) në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se “testet e Coronës do duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.

“Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë. Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës. “Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë.” Kjo datë mund të të jetë 20 shtatori. “Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa./DW/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *