Dy punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ janë sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt të ulët. Ajo tutje bëri me dije se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm.
‘’Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë’’, ka thënë Gara.
Sot, pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një tollovi e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë.