Die. Nën 24th, 2024

SBASHK-u i drejtohet me letër publike ministrit Murati, ja çfarë i thonë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, i është drejtuar me një letër publike ministrit Hekuran Murati, duke u ankuar se nuk po i del kohë për dialog me përfaqësuesit e sindikatave.

SBASHK thotë se Murati e ka obligim, dialogun e mirëfilltë social “për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në sektorët tjerë”.

Tutje thuhet se SBASHK ka kohë që ka dërguar kërkesa zyrtare për takim e për të bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme e që janë kërkesa të punëtorëve në sektorin e arsimit, por nuk kanë arritur të takohen me Muratin.

Letra e plotë e tyre:

I nderuari Murati ju kujtojmë se ju jeni edhe Ministër i punës

Nuk duam të përzihemi në punët e Qeverisë nëse është dashur apo jo të zvogëlohet numri i i Ministrive, por jemi të bindur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të jetë Ministri në vete. Këtë e themi bazuar në realitetin se në Ministrinë e Financave dhe Transfereve keni aq punë e angazhime sa që i nderuar Ministër Murati nuk po iu del kohë që bile një ditë të ndjeheni edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të uleni e të nxisni dialogun social mes punëdhënësve apo Odave dhe Qeverisë në njërën anë dhe të përfaqësuesve të punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër.

SBASHK-u me këtë letër publike nuk e ka qëllimin të vlerësojë punën tuaj i nderuari Murati si Ministër i Financave e Transfereve, por angazhimet e shumta rreth buxhetit dhe çështjeve tjera që lidhen me Ministrinë e Financave, kanë bërë, si duket, që të mos keni durim që të merreni edhe me obligimet si Ministër i Punës sepse disi po i ikni kërkesave të SBASHK-ut, po besojmë edhe të sindikatave të tjera, për takime dhe për të zhvilluar, ashtu si e keni edhe obligim , dialogun e mirëfilltë social e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në sektorët tjerë.

Ministër Murati, ka kohë që nuk është mbajtur as edhe një takim i Këshillit Ekonomik Social, ka kohë që SBASHK-u ju ka dërguar shkresa e njoftime për kërkesat e anëtarësisë sonë, ka kohë që ju kemi dërguar edhe kërkesa zyrtare për takim e për të bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme e që janë kërkesa të punëtorëve në sektorin e arsimit, por ju i nderuar Ministër , sikur keni qasje, apo edhe bindje të gabuar nda sindikatave dhe , nëse është kështu, atëherë kjo është keq. Është keq sepse sa herë kanë munguar takimet dhe dialogu, atëherë gjërat janë përkeqësuar, janë shtuar pakënaqësitë e tensionet dhe pastaj ka ardhur, pa dëshirën e SBASHK-ut dhe ndonjë sindikate tjetër, edhe te veprimet sindikale dhe kur vjen puna deri aty, atëherë, kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën, takimet dhe dialogu humbin shumë vlerën e tyre.

I nderuari Ministër Murati me qëllimin më të mirë po ju drejtohemi m këtë letër publike duke ju kujtuar se jeni edhe Ministër i punës dhe mirëqenies sociale dhe se duhet të takoheni me sindikatat dhe t’i jepni shtytje dialogut të mirëfilltë social.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *