Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë dhe Greqinë për shuarjen e zjarreve.
Përmes dy postimeve në rrjetin social Tëitter, Mehaj thotë se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria janë gati në çdo kohë për të lehtësuar zjarret.
“Flamuri i Kosovës qëndron me ju dhe do të mbështesë përgjithmonë Flamurin e Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, ai ka thënë se shteti i Kosovës është në gatishmëri për të ndihmuar turistët e bllokuar dhe banorët e Greqisë për shkak të zjarreve që janë përhapur në gjithë vendin.
Kurse mediat në Shqipëri kanë shkruar se kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.
Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tej Qafa e Kumbullës.