***Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.***Gazmend Gjyshinca, deputet i LVV-së, ka thënë se pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.Ai ka thënë se kjo ndodhi për shkak se ata nuk duruan argumentimin ndryshe.Gjyshinca thotë se do ta paraqesin rastin që ka ndodhur, duke shtuar se ka pasur edhe lëndime fizike nga goditjet që ka marrë.***Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur improvizim deklaratën e dy deputetëve të LVV-së se janë sulmuar nga Kujtim Shala e Arben Gashi.Duke mohuar të ketë ndodhur ndonjë sulm ai ka thënë se Kujtim Shala “rrah me dije”.***Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka mohuar për KosovaPress se ka pasur incident me deputetë të LVV-së.***Shtatë persona kanë vdekur dhe 239 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i të vdekurve ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652.Në 24 orët e fundit janë testuar 401 mostra dhe 239 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 102 pacientë në 24 orët e fundit.***Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Mohammad Al Sabah.Ajo tha se biseduan për marrëdhëniet bashkëpunuese mes Kosovës dhe Kuvajtit***Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ritheksoi kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.***Sindikata e Policisë së Kosovës revoltohen ndaj Qeverisë, s’iu morën parasysh kërkesat.***moti: Të mërkurën parashihet te mbaj mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 34 gradë celcius***covid-19 në Kosovë: total raste 7652, të sheruar, 4129***www.rtvarberia.com***