Die. Nën 24th, 2024

Përfaqësuesi i Listës Guxo në Istog akuzon Vetëvendosjen për tradhti

Bashkëpunimi ndërmjet Listës Guxo dhe Vetëvendosjes në Istog ka përfunduar me akuza të mëdha.

Përfaqësuesi i Listës ‘Guxo’ në Istog, Xhevat Demaj, ka thënë për “Indeksonline”, se janë tradhtuar në momentet e fundit nga Vetëvendosje për sa i përket kandidatit për kryetar të kësaj komune.

Ai ka thënë se përkundër premtimit që do t’ia japin kandidatin për kryetar, VV në momentet e fundit e kanë ndryshuar vendimin.

“Na kanë tradhtuar në momentet e fundit si gjithmonë që tradhtojnë shqiptarët. Deri natën e fundit na kanë lanë me prit, më qellim e kanë ba. Ne kemi pas marrëveshje deri në ditën e mbrëmshme, por e kanë luajte një lojë qysh e kanë zakon dhe na kanë lënë jashtë”, ka thënë Demaj.

Më tutje, ai është i pakënaqur edhe me përfaqësues të Listës Guxo në Prishtinë.

Sipas tij, Vjosa dhe bashkëpunëtorët e saj në Prishtinë kanë luajtur lojë siç thotë ai të fëlliqtë.

Krejt në fund ai ka bërë me dije se sot po i mbledh nënshkrimet dhe do të kandidoj si kandidat i pavarur për kryetar të Istogut.

Ndryshe, Vetëvendosje ka prezantuar mbrëmë shumicën e kandidatëve për kryetar të komunave.

Deputeti Haxhi Avdyli tha një ditë më parë se Lista Guxo do t’i ketë 4-5 kandidat për kryetar të komunave në koalicion me Vetëvendosjen përfshire edhe Istogun, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetëvendosje ka kandiduar për kryetar të Istogut, Agron Avdijajn.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *