Në kuadër të ngritjes së aktiviteteve në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës
nga data 5 gusht ka filluar me zbatimin e planit operativ kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve.
Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve.
Gjatë kontrollit të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën 5-15 gusht ka shqiptuar 146 fletëparaqitje për kundërvajtje.
Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet e transportit publik të udhëtarëve – transporti me autobusë.