Die. Nën 24th, 2024

Iniciativa Dekada e Re për Drenas dorëzon listën për certifikim në KQZ

Iniciativa Dekada e Re për Drenasin ka dorëzuar listën për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me emrin e kandidatit për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar komune i degës së PDK-së në Drenas Driton Ajazi.

Ajazi: Drenasi ka ngecur në çdo sferë gjatë 5 vjetëve të fundit

“Na është imponuar të vazhdojmë garën në këtë format pasi që në mënyrë të padrejtë është rikandiduar kryetari aktual (Fehmi) Lladrovci dhe pa përkrahjen e Partisë Demokratike dega në Drenas, dhe si rezultat i kësaj çështje ne si degë, si struktura të PDK-së bëmë formacionin politik. Tani garën do ta vazhdojmë përmes Dekadës së Re në Drenas. Besoj që kjo do të jetë adresa e vetme e gjithë votuesve të PDK-së në Drenas, ata votues që na kanë qëndruar besnikë tash e 20 vjet, dhe do të jetë adresa e vetme e gjithë qytetarëve të komunës se Drenasit, atyre qytetarëve që ua duan të mirën Drenasit dhe zhvillimin e Drenasit sepse gjatë 5 vjetëve të fundit Drenasi ka ngecur në çdo sferë”, tha Ajazi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *