Ish-deputetja e Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Menjëherë pas saj, dorëheqje ka dhënë edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së në Vushtrri, Gjylsime Feka-Ferati.
Të dy këto figura vijnë nga Vushtrria, ku po duket se ka filluar ‘shembja’ e kësaj partie nga brenda.
Por, Izmakut sot i reagoi PDK-ja, pasi ajo tha se nuk i beson projektit dhe vizionit të PDK-së.
E reagim pas këtyre dorëheqjeve ka bërë edhe një nga figurat e reja të PDK-së në Vushtrri.
Medina Bunjaku, është e reja, e cila është në garë për asambleiste të PDK-së në këtë komunë, ku shprehet se, PDK-ja nuk varet nga individë të caktuar dhe profitabil.
Ajo shprehet se kështu janë më të fuqishëm.
“PDK në Vushtrri nuk varet nga individë të caktuar dhe profitabil.
Kështu jemi më të fuqishëm se asnjë herë më parë, për rikthimin e dinjitetit dhe vlerave që Vushtrria meriton.
Për Vushtrrinë e rinisë, për Vushtrrinë e të gjithëve!”, shkruan Bunjaku në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.