Die. Nën 24th, 2024

Haxhiu:Njohja e statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik, duhej të ndodhte më herët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Ardian Bajraktari, ka pritur sot në takim anëtarët e komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Ministrja Haxhiu fillimisht i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre duke theksuar se çështja e njohjes së statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, është një nga proceset i cila do të ketë gjithë vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si i tillë, në varësi edhe nga rekomandimet tuaja, do të analizohen të gjitha mundësit që ky proces i stërzgjatur të përfundohet sa më parë.

“Për ne njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik përveç që është obligim ligjor, është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kësaj kategorie njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet serbe, të ju njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë” ka thënë Ministrja Haxhiu.

Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur përkushtimin e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për anëtarët e Komisionit, njëherit ka kërkuar nga ta që brenda afatit 15 ditor të përgatisin një planë, sipas të cilit do të duhet përfunduar ky proces.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit kanë falënderuar ministren Haxhiu për angazhimin dhe mbështetjen e ofruar dhe janë shprehur të gatshëm për ta finalizuar këtë proces të kamotshëm dhe tejet të rëndësishëm.

Sipas një komunikate të ministrisë, anëtarët e komisionit e njoftuan ministren edhe për sfidat dhe vështirësitë në të cilat ka hasur komisioni, ndërsa ministrja Haxhiut u zotua që të gjitha këto çështje do të adresohen dhe të trajtohen në mënyrë që ky komision të bëjë punën dhe të nxjerrë rezultatet e pritshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *