Sht. Nën 23rd, 2024

Kryeprokurori i Ferizajt nuk tha të vërtetën, Dardan Krivaqa ka rast të hapur penal

Pavarësisht se kryeprokurori i Ferizajt, Shkuri Jashari kishte deklaruar se Dardan Krivaqa nuk ka ndonjë rast të hapur, zbulohet se ndaj tij ende është një lëndë aktive. Ai akuzohet për grabitje dhe ky rast ende nuk është përfunduar.

Dardan Krivaqa i arrestuar si personi kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, është emër i njohur për organet e drejtësisë tash e disa vite. Ai që nga fëmijëria nihej si person problematik ndaj të cilit ka pasur vepra të ndryshme penale përfshirë grabitje, detyrim, lëndim trupor, përdorim e shpërndarje të narkotikëve.

Një ditë pas rastit tragjik, derisa Krivaqa ndodhej në arrati, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari doli në një konferencë për media për të treguar detaje rreth rastit tragjik dhe të kaluarës kriminale të Dardan Krivaqes.

Jashari tregoi se Krivaqa kishte pak muaj që kishte dalur nga paraburgimi lidhur me veprën penale lëndim trupor ndaj policit civil.

Por, kryeprokurori Jashari tha se ndaj Krivaqës tashmë nuk ka asnjë rast të hapur, pasi të gjitha rastet ndaj tij ishin mbyllur.

“Personi që i ka pasur se tani nuk i ka të përfundume ka qenë në paraburgim për një rast me datën 27.12.202 deri më 22.01.2021 ka qenë I ndaluar dhe i caktuar masa e paraburgimit për lëndimë të lehtë trupor, do të thotë nuk ka rast të hapur ndaj personat me inicialet D.K. Nuk ka asnjë rast të në Prokurorin Themelore të Ferizjat ndaj këtij personi”, kishte thënë se Jashari.

Media ka kontaktuar edhe Prokurorin Themelore në Ferizaj për të kuptur edhe një herë nëse ndaj Dardan Krivaqes rëndon ndonjë aktakuzë aktive. Të njëjtit u janë referuara deklaratës së kryeprorkurorit Jashari.

Por, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, e kanë demantuar deklaratën e kryeprokurorit.

Gjykata e konfirmon se Dardan Krivaqa ka rast të hapur.

Sipas zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Ferizaj, Arbnora Bekteshi, rasti ka të bëjë me veprën penale të grabitjes.

“I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka lëndë aktive. I njëjti është i akuzuar për veprën penale të kryer në bashkëkryerje grabitje nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 23 të KPRK-së, e cila lëndë është ende në punë”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Arbnora Bekteshi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj me datë 10 dhjetor 2014 kishte parashtruar aktakuz pran Gjykatës Themelore në Ferizaj të datës 09 dhjetor 2014, kundër Dardan Krivaqes për shkak të veprës penale bashkëkryerje në grabitje.

Me datë 18 shkurt 2015, Gjyqtari i Deparmantit për Krime të Rënda Musa Konxheli kishte caktuar seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale.

Avokatët e Dardan Krivaqës kishin parashtruar kërkesat për hudhjen e aktakuzës, ku kjo kërkesë me datën 30 mars 2015 ishte refuzuar si e pa bazuara.

Pas kësaj gjykata kishte caktuar edhe disa seanca të tjera për shqyrtimin gjyqësor por që të gjitha kishin dështuar në mungesë të Dradan Krivaqës, pasi disa herë kishte ndërruar vendbanimin dhe kishte qenë në burg.

Më 2019 lënda e tij kishte kaluar nga Gjykatën Themelore në Ferizaj në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special ku lënda konkrete i është ndarë gjyqtarit Ibrahim Idrizi. Kurse me datën 15.10.2020 ishte caktuar përsëri seancë gjyqësore por në mungesë të prokurores ishte shtyer përsëri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *