Zgjedhjet lokale të 17 tetorit po afrohen.
Subjektet politike kanë filluar fushatën jo zyrtare zgjedhore.
Ata publikuan listat e tyre, duke përshirë në to kandidatët për kryetarë, si dhe kandidatët për Kuvendin komunal.
Dëshirën për të marr pjesë në zgjedhjet lokale, përkatësisht për postin e kryetarit, patën edhe kandidatët e pavarur.
Në mesin e tyre ishin edhe Fatmir Hasani dhe Xhavit Murati,
Por, Fatmir Hasani dhe Xhavit Murati nuk arritën që të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndryshe, Hasani ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti ta merrte besimin e zyrtarëve të saj, andaj vendosi që të kandidoj si i pavarur.