Sht. Nën 23rd, 2024

Lëvizja kufizohet nga ora 22:00

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri janë administruar mbi 800 mijë vaksina, ndërsa 200 mijë me dy dozat. Ai tha se përkundër vaksinimit, varianti Delta ka treguar që nuk është arritur imunizimi i plot i qytetarëve.

“Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë restriktive. Sipas raporteve të fundit të IKSHPK-së, situata me COVID-19 paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimeve… Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese në aktivitetet dhe bizneset që bashkojnë një numër të madh të njerëzve. Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, marrë parasysh që me variantin Delta janë shtuar rastet nga 0-10 vjeçare. Qarkullimi i qytetarëve në pikat kufitare, tani të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë, janë të obliguar të paraqesin në hyrje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë. Gastronomia vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30, si dhe masën e kufizimit të qarkullimit pas orës 22:00”, ka thënë ai.

Sipas tij, masat hynë në fuqi që nga nesër.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *