Sht. Nën 23rd, 2024

Deputeti i Listës Guxo vazhdon kritikat për ministrin Vitia

Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, lidhur me procesin e vaksinimit në vend.

Ai ka thënë se ka dallim të madh mes ministrit Vitia në Qeverinë Kurti 1 dhe tani në qeverinë aktuale.

“Arben Vitia i Qeverisë Kurti 1 dallon nga Vitia i Qeverisë Kurti 2”, ka thënë Karamenta në Kanal 10.

Ai ka thënë se në Kosovë ka mungesë të vaksinave anti-COVID, dhe sipas tij kjo nuk do të duhej të ndodhte.

“Transparenca nuk ka qenë, ne kemi kërkuar informata që ne duhet të punojmë edhe të shtunën e të dielën në proces të vaksinimit, për shkak se qytetarët me tepër se 2 ore kanë pasur raste kur kanë pritur për me marrë vaksinën. Si deputet nuk kam informata edhe sa vaksina i kemi në stok, kërkohet vaksinim masiv, por vaksina nuk ka. Si mund të ndodhë një gjë e tillë, edhe COVAX dëshiron të ndihmojë edhe në qeverinë e kaluar me kërkesë të deputetëve të VV-së janë ndarë 2 milionë euro për blerjen e vaksinave, pse nuk po blihen vaksinat, nuk e kam këtë informatë. Derisa disa shtete të rajonit kanë edhe rezervë, ne nuk është dashur të kemi mungesë”, ka deklaruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *