Sht. Nën 23rd, 2024

Hiqen nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca në Kosovë, ministri Vitia tregon arsyen

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mbajti konferencë të shkurtë lidhur me skadimin e vaksinave AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia.

Në këtë adresim, ministri Vitia theksoi se nga sot janë hequr nga administrimi 133.234 vaksina nga kompania AstraZeneca, e tërë “kjo nga ndikimi i dezinformatave që quan deri te refuzimi i marrjes së këtyre vaksinave”.

Ministri Vitia tutje shtoi se “Për ne siguria dhe cilësia e vaksinave është parësore prandaj nuk kemi pasur kompromis në këtë drejtim, dhe nuk do të kemi. Vaksinat që janë në stoqet tona janë të sigurta dhe për këtë garantojnë mekanizma si OBSH, ECDC, e mbi të gjitha EMA dhe FDA.”

Pavarësisht këtij lajmi, ministri Vitia siguroi se në vendin tonë ka vaksina mjaftueshëm. “Deri në fillim të javës së ardhshme do të marrim 150 mijë vaksina nga Gjermania, dhe përveç kontratës së nënshkruar me Pfizer, dozat e të cilave do të vijnë në fillim të çdo jave, Republika e Kosovës vazhdimisht do të pranojë doza të shumta nga shtetet mike që janë treguar solidar që nga fillimi i pandemisë”, ka njoftuar Vitia.

***

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se sot janë hequr nga administrimi 133.234 vaksina nga kompania AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvergjia, të cilave iu ka skaduar AFATI.

“Natyrisht se ky nuk është një lajm i mirë. Qysh në fillim ne kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti”, ka thënë ai në një konferencë për media, përcjell Bota sot.

Ai ka folur për procesin e vaksinimit në Kosovë, duke thënë se të vaksinat në Kosovë janë të sigurta.

Vitia ka thënë se Kosova ka vaksina të mjaftueshme, derisa ka theksuar se po presin donacione nga Gjermania dhe Italia.

“Presim në fund të kësaj jave, ose në fillim të javës tjetër, të marrim edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas edhe 100 mijë të tjera nga Italia”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë.

Ministria ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tij varianti Delta është më i rrezikshëm.

Sot në Kosovë, janë regjistruar edhe 22 viktima si pasojë e infektimit me Koronavirus.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *