28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 26 vjeçare nga Vitia, e cila para disa ditëve kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.
Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50 vjeçare nga Gjakova.
Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare.
2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina.
8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu.
7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Mitrovica, 1 nga Ferizaj, 1 nga Istogu, 1 nga Rahoveci, 1 nga Vushtrria, 1 nga Hani i Elezit dhe 1 nga Fushë Kosova.
5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.
Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
Në total numri i rasteve aktive është 25.290.