Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti deklarohet për takimet Kosovë-Serbi në Bruksel: Ka vetëm një temë që nuk pret!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në IKSHPK sot, ka folur para mediave edhe për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviq i ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurti u shpreh se takimet me delegacionin serb janë vetëm takime përgatitore për një kapitull të ri të dialogut.

“Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai tha poashtu se për çështje të tjera Kosova mund të hapë temë diskutimi me Brukselin, por jo edhe me Serbinë.

“Ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat s’janë pranuar mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *