Nëpërmjet kësaj, Organizata e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion(QIKA) mbajti aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona.
Medinë Dauti nga organizata QIKA tha se vendimi i Qeverisë është anti-feminist, dhe se shteti ti ka bërë që vetëm gruaja duhet të kujdesën pas lindjes. E kjo sipas tyre është politikë diskriminuese.
Dauti: Sot ndryshuam imazhin që paraqiti Qeveria e Kosovës ku vetëm nëna mban në krahë fëmijën.
“Sot ndryshuam imazhin që paraqiti Qeveria e Kosovës ku vetëm nëna mban në krahë fëmijën. Në fotografi tash është edhe babai sepse edhe atij i takon njëjtë kujdesi e obligimet për fëmijën. Politika e Qeverisë së Kosovës ‘Pagesat për Lehonat’ e prezantuar ditë më parë është anti feministë në thelb. Kjo politikë paraqet një hap prapa në kërkesën e kamotshme të aktivistëve feministë për pushim prindëror dhe ndarje të barabartë të punëve të kujdesit. Shteti vendosi të etabloj normën që vetëm gruaja është ajo që duhet të kujdeset për fëmijën pas lindjes. Kjo politikë po ashtu nuk ka përfshirë familjet që nuk janë heteronome dhe as ato që nuk kanë fëmijë biologjik por të adoptuar. Andaj kjo politikë është diskriminuese,” ka thënë ajo.
Në këtë konferncë u tha se duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë dhe të zgjatet pushimi i atësisë. Pagesa e lehonave që u morr vendim nga Qeveria e Kosovës, sipas tyre nuk parasheh barazi gjinore, dhe sipas kësaj këtij vendimi përgjegjësitë po i mbesin gruas.
Dauti: QIKA konsideron se duhet shkurtohet pushimi i lehonisë, zgjatet pushimi i atësisë
“Në mënyrë që të kemi ndarje të barabartë të punëve të papaguara si dhe përfshirje më të lartë të grave në tregun e punës, duke i’u referuar hulumtimeve vendore e ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, QIKA konsideron se duhet të sigurohen këto hapa ndër të tjera:1) Duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë, zgjatet pushimi i atësisë dhe të njihet koncepti i pushimit prindëror, një pjesë e së cilës duhet të jetë i pa-transferueshëm ( së paku dy muaj).Po ashtu duhet të zgjatet leja për orar fleksibil të punës për nëna dhe baballarë deri në moshën 8 vjeç të fëmijës Gjithashtu “Pagesa për Lehona” të parapara nga Qeveria nuk përkojnë fare e barazi gjinore dhe as fuqizim të grave. Le të ndihmojnë prindërit me masa të ngjashme për rritjen e fëmijës por prind nuk është veç nena. Me anë të kësaj pagese përgjegjësitë për kujdesin po i mbesin veç gruas. Andaj edhe po e kundërshtojmë,” ka shtuar ajo.
Po ashtu pas përfundimit të këtij aktiviteti ndërhyri Policia e Kosovës duke u kërkuar të dhënat personale të vajzave që ishin pjesë e kësaj organizate për ndërhyrje në ambientin publik.