Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk është diskutuar për hapjen e arkivave të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.
Ai para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.
Lajçak: Diskutuam me Kurtin për situatën e tanishme të dialogut
“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.
I pyetur se a ka diskutuar për hapjen e arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në, diplomati sllovak tha se nuk është hapur kjo temë.
Lajçak: Jo nuk kemi diskutuar për këtë çështje
“Jo, nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ai.
Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore, derisa nesër do të ketë takime të tjera me krerë institucionalë dhe atyre të partive politike.
***
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës.
Këtë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit me kreun qeveritar, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.
Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.
***
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë. Derisa, nesër pritet të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe disa nga liderët politikë.
Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Kurti pret në takim Lajçak-un
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka arritur në Kosovë.
Lajçak tashmë është nisur drejt zyrës së kryeministrit Albin Kurti në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Në masa të lartë të sigurisë, Lajçak është parë duke hyrë në Qeverinë e Kosovës.
Ai gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë politikë në vend, drejtues të shtetit, përfaqësues të parlamentit, ata të komunitetit ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të biznesit dhe mediave.
Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.