Sht. Nën 23rd, 2024

Borel edhe Lajçak vijnë me një propozim për Albin Kurtin për zgjidhjen e situatës

Në BE kanë thënë se janë të gatshëm të ndërmjetësojnë në dialogun e dy liderëve, takim që do të mbahej në Bruksel, ku tema bosht do të ishte situata në Kosovë, ka njoftuar “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Shefi i diplomacisë evropiane Borel dhe i dërguari special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, Lajçak janë në bisedë telefonike me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti, qëllimi është ulëta urgjente e tensioneve në veri të Kosovës dhe mbajtja eventuale e takimit të tyre në Bruksel.

“I dërguari special i BE-së Lajçak u kthye nga Beogradi në Bruksel dhe përpjekjet tona janë orientuar në uljen e tensioneve dhe kthimin e dialogut”, kanë thënë burime diplomatike nga Brukseli.

Në BE tërheqin vërejtjen se janë të gatshëm për ndërmjetësimin e dialogut të dy liderëve, takim ky që do mbahej në Bruksel dhe tema bazë do të ishte tejkalimi i situatës.

Kur flitet rreth aplikimit të marrëveshjes së Brukselit, në qarqe të afërta diplomatike në BE për gazetën “Tanjug” thonë se të gjitha pajtime në dialogun mes palëve “janë në tavolinë” dhe askush “nuk u tërheq nga marrëveshje”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *