Sht. Nën 23rd, 2024

Bislimi nesër do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nesër do të dalë në raportim, para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës.

Raportimi i Bislimit pritet të nis nga ora 9 e mëngjesit, derisa para të pranishmëve, ai do të prezantojë “Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2021-2025” dhe “Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II)’’, pika të cilat ndërlidhen me integrimin dhe dialogun.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi.

Përveç këtyre pikave, zëvendëskryeministri Bislimi, do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm në komision.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *